Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka vizituar sot spitalin ushtarak të FSK-së në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite Hoti ka parë nga afër edhe pajisjet e fundit ushtarake të FSK-së, të blera me buxhetin e Kosovës.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka njoftuar Hotin për procedurat e pranimit teknik të këtyre pajisjeve dhe shpërndarjen e tyre varësisht nga nevojat, duke thënë se kjo është në vazhdimësi të procesit të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, bazuar në mandat dhe mision të ri.
Hoti përgëzoi Ramën për punën që po bëjnë, duke theksuar se është mirë që kjo punë po bëhet bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, por normalisht me buxhet të Republikës së Kosovës.
“Ne do t’ju qëndrojmë afër edhe në vitet e ardhshme, për të plotësuar nevojat e FSK-së dhe për të zbatuar plotësisht planin afatgjatë të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së. Unë jam sot këtu edhe për të demantuar çfarëdo informate që del në mediat ndërkombëtare lidhur me këtë furnizim që ka pasur FSK-ja. Kjo është plotësisht në përputhje dhe në marrëveshje me parterët tanë ndërkombëtarë”, tha kryeministri Hoti.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…