BOTA

Bill Gates investon në kompaninë që synon të reduktojë gromësirat e lopëve

Miliarderi Bill Gates ka investuar në një start-up australian për teknologjinë klimatike që planifikon të reduktojë emetimet e metanit nga gromësirat e lopëve.

Prej kohësh tashmë, themeluesi i Microsoft ka ngritur zërin për ndikimin që industritë e prodhimit të mishit kanë mjedis. Metani është gazi më i zakonshëm serë pas dyoksidit të karbonit.

Kafshët barngrënëse si lopët, dhitë dhe dreri prodhojnë metan kur stomaku i tyre shpërbën fibra të forta si bari për tretje.

Ky proces fermentimi krijon gaz metan, i cili më pas kryesisht nxirret përsëri nga organizmi. Studimet kanë treguar se ushqyerja e lopëve me alga deti mund të ulë ndjeshëm emetimin e këtij gazi në natyrë.

Start-upi që ndodhet në Perth, Rumin8, po punon për një suplement dietik, i riprodhuar në mënyrë sintetike nga alga e kuqe e detit, që ndalon krijimin e gazit.

Kompania njoftoi në një deklaratë se kishte mbledhur 12 milion dollarë në një fushatë financimi të udhëhequr nga Breakthrough Energy Ventures, të cilin Gates e themeloi në 2015.

Firma e investimeve mbështetet gjithashtu nga shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, dhe sipërmarrësi kinez dhe bashkëthemeluesi i Alibaba, Jack Ma.

Në vitin 2019, metani në atmosferë arriti nivele rekord, rreth dy herë e gjysmë mbi atë që ishte në epokën para-industriale. Ajo që i shqetëson shkencëtarët është se metani ka “muskuj” kur bëhet fjalë për ngrohjen e planetit.

Molekulat individuale të metanit kanë një efekt ngrohjeje më të fuqishme në atmosferë sesa molekulat e vetme të CO2. Gjatë një periudhe 100-vjeçare, metani ngrohet 28 deri në 34 herë më shumë se dyoksidi i karbonit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

16 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

20 orë ago