POLITIKE

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi/ Macron: Putin mund të ketë ‘luajtur’ me Trumpin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë një konference për shtyp, ku ka ngritur shqetësime të qarta mbi qasjen e presidentit amerikan Donald Trump ndaj krizës në Ukrainë, nëse ai nuk respekton angazhimin për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr .

Macron tha se një “paqe e dZelenskyrejtë dhe e qëndrueshme” është e mundur vetëm nëse Ukraina merr garanci të forta sigurie nga fuqitë perëndimore dhe se takimi i propozuar me Putinin është thelbësor për t’i dhënë një drejtim real diplomatik përpjekjeve për paqe.

Megjithatë, Macron paralajmëroi se nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk përmbush angazhimin e tij për t’u përfshirë në një takim dy ose trepalësh me Zelenskyn, siç ishte rënë dakord në diskutimet me Trumpin, atëherë do të ishte e qartë se ai “e ka luajtur” Trumpin për interesat e veta.

“Ky do të ishte një shembull tjetër i përpjekjeve të Putinit për të manipuluar marrëdhëniet ndërkombëtare përmes paqartësive dhe premtimeve të pambajtura,” tha Macron, duke theksuar se mosrespektimi i këtij angazhimi duhet të sjellë pasoja të qarta, përfshirë sanksione të reja kundër Rusisë.

Presidenti francez la të kuptohet gjithashtu se ai dhe kancelari gjerman Friedrich Merz mund të flasin me Trump gjatë fundjavës, për të ritheksuar rëndësinë e rolit amerikan në mbështetjen ndaj Ukrainës dhe nevojën për unitet në qëndrimin ndaj Kremlinit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago