Bitcoini ka rënë të hënën në nivelin e tij më të ulët që nga janari, pasi rënia e tregjeve të kapitalit ka vazhduar të dëmtojë kriptovalutat që aktualisht po tregtohen në përputhje me të ashtuquajturat asete më të rrezikshme, raportoi të hënën Reuters.
Kjo kriptomonedhë ka rënë në 33,266 dollarë në tregtinë e mëngjesit, duke shwnuar nivelin më të ulët të janarit prej 32,951 dollarë.
Një rënie nën këtë nivel do të ishte më e ulëta që nga korriku i vitit 2021.
“Unë mendoj se çdo gjë brenda kriptos është ende e klasifikuar si një rrezik dhe ngjashëm me atë që kemi parë me Nasdaq, shumica e kriptomonedhave janë duke u goditur”, ka thënë Matt Dibb, zyrtar i lartë operativ i platformës së kriptove me bazë në Singapor, Stack Funds.
Dibb ka shtuar se faktor tjetër në rënie është likuiditeti i ulët i tregut të kriptove gjatë fundjavave.
Edhe Etheri, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë që mbështet rrjetin ethereum, ra deri në 2,421 dollarë të hënën, më e ulëta që nga fundi i shkurtit.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…