Importuesve të mallrave nga Shqipëria, prej sot u është kërkuar të bëjnë dezinfektimin e automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Çmimi për dezinfektimin e një maune është 22.5 euro ku sipas pronarëve të firmave transportuese kjo është plaçkë dhe asgjë tjetër.
Grupi i importuesve të mallrave nga Shqipëria janë detyruar të protestojnë sot në Vermicë lidhur me ngarkesën financiare qe u është bërë për të ashtuquajturin dezinfektim të automjeteve.
“Këto masa na ngarkojnë me kosto të re të pa përballueshme për afarizmin tonë, nëse është i domosdoshëm kontrolli për shkak të aspektit të mbrojtjes shëndetësore dhe rreziqet lidhur me Covid-19 ne mendojmë që atë kosto duhet ta bartë shteti”, ka thënë një nga importuesit shqiptar për IndeksOnline.
Ata shpresojnë që kërkesa e tyre do të hasë në mirëkuptim pasi që janë të lodhur nga mos-puna që ka ndodhur dy muajt e fundit duke iu sjell mjaft humbje.
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…