Komunistët, njerëzit me mendësi komuniste kanë një gjë të përbashkët : realitetin nuk e shohin, ose nuk duan ta shohin, njësoj si populli. Për më tepër në emër të popullit flasin, derisa veprojnë ndryshe, rrjedhimisht kundër interesave të tyre.
Për më tepër në politikë , po fas për shtet me demokraci mesatare, politika shihet një cikël.
Vetëm njerëzit me tipare komuniste ëndërrojnë jo vetëm të vdesin me pushtet , por edhe pas vdekjës të vazhdojë ndikimi i tyre.
Derisa lexova një status në FB të Isa Mustafës mu kujtua se ky njeri ka qenë pjesë edhe e komunizmit, pastaj edhe pjese e qeverisë Bukoshi, dhe pas lufte vazhdon të ketë ndikimin e tij në skenën politike.
Nuk e gjykoj Isën për shërbimin në kohën e komunizmit, le ta ha djalli, po e zëm sikur ska ndodhur asgjë të keqe.Shqetësimi im për Isën, jo si qytetar, por si udhëheqës i LDK-së ka të bëj me mendësinë e tij. Duke mohuar çdo gjë që nuk është në favorin e tij, shpesh edhe duke ofenduar të tjerët që mendojnë ndryshe, tërheqja zvarrë e vajzës së heroit Jusuf Gërvalla, dhe shumë episode të tjera dëshmojnë një gjë : vesi që i ka ngelur nga koha kur i ka shërbyer komunizmit. Me rregullat e njejta vazhdon dhe sot Isa, jo kot thonë se : dikujt më parë i del shpirti se vesi.
Të mohosh diçka që e dijnë edhe fëmijët në djep, dhe zogjtë e malit, për një akademik është vështirë të shpjegohet ndryshe, përveç si ves. Isa nuk mundet me ndryshu, të veshtirë e kam me kuptu servilizmin e atyre që i sillen.Të kesh luftuar komunizmin, dhe në anën tjetër të mbështesësh Isa Mustafën nuk shkon.
Për ironi, LDK e themeluar nga dr.Rugova si kundërvënie kundër komunizmit dhe diktaturës, sot udhëhiqet nga njeriu i atij regjimi, që edhe sot vazhdon të mendoje dhe veprojë po me atë logjikë.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…