Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermani ka mbajtur sot Kongresin e dytë ekonomik në Frankfurt, i cili ka bërë bashkë rreth 600 pjesëmarrës nga bizneset.
Anëtari i kryesisë së Unionit, Zenun Krasniqi, nga ky kongres pret që prodhimet e Kosovës të futën sa më shumë në tregun gjerman dhe të ketë më shumë marrëveshje bashkëpunimi.
“Ka qenë një pjesëmarrje shumë e madhe, kanë qenë përafërsisht 600 pjesëmarrës, prej tyre një pjesë kanë qenë prodhues të Kosovës, ndërsa të tjerët kanë qenë anëtar të Unionit të Bizneseve. Ne jemi shumë të kënaqur me mbarëvajtjen e takimit, mënyrën e komunikimit, prodhuesit dhe me sukseset që prodhuesit e Kosovës, që i kanë prezantuar produktet e tyre, edhe ata janë të kënaqur”, tha ai.
Ai thotë që synimi kryesor i tyre është që produktet e Kosovës t’i fusin më shumë në tregun gjerman.
“Presim marrëveshje, presim cili ynë është që prodhimet e Kosovës sa më shumë t’i fusim në tregun gjerman dhe ne si konsumatorë, anëtarët e Unionit të Bizneseve të jenë konsumator të prodhimeve të Kosovës”, tha ai.
Në Kongresin e dytë Ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë morën pjesë rreth 600 firma të fuqishme shqiptare dhe gjermane.
Në kuadër të këtij forumi ekonomik, u mbajt edhe një panair me qëllim që t’i jepet hapësirë prodhuesve kosovarë për tregun e Evropës dhe të Gjermanisë. Përveç panairit në Kongresin e Frankfurtit u zhvilluan edhe takime B2B më prodhues të ndryshëm, më qëllim që t’u hapen dyert firmave nga Kosova.
Ndërkaq Vëllzanim Kelmendi nga Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane i bën thirrje qeverisë së re të Kosovës që mos të pengojë bizneset në diasporë që të investojnë në Kosovë.
Nga kongresi i dytë ekonomik i Unionit të Bizneseve që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, Kelmendi ka thënë që përmes kësaj ngjarje synojnë t’i hapin rrugë eksportit nga Kosova në Gjermani.
Në një intervistë për KosovaPress, Kelmendi ka thënë se kongresi në Frankfurt është prej organizimeve më të mëdha që ka bërë diaspora në profilin e bizneseve të ndryshme në Gjermani.
Aty sot ishin mbi 100 firma prodhuese nga Kosova, dhe rreth 450 firma anëtare të Unionit të Bizneseve në Gjermani.
“Ne presim nga ky kongres, që ka qenë një prej shtyllave të organizimit, presim që sot përmes këtij kongresi prodhuesve të Kosovës t’i hapen dyert edhe më shumë që të eksportojë produktet e Kosovës në tregun e Gjermanisë, pse jo edhe të Evropës”, tha Kelmendi.
Kelmendi i cili përfaqëson kompaninë “Kelmendi GmbH”, tha se e vlerësojnë kongresin e sotëm dhe i bën thirrje qeverisë së re të Kosovës që mos i pengojë investimet e diasporës në Kosovë.
“Ne i bëjmë ftesë dhe lutim shumë qeverinë në ardhje, që të paktën nëse nuk mundet të na ndihmojë, mos të na pengojë që ne të vijmë dhe me këtë vullnet që e kemi të gjithë të investojmë në vendin tonë, Kosovën tonë, që e duam shumë, jo vetëm ne si kompani Kelmendi, që veç kemi bërë investime në Kosovë, por të gjithë anëtarët edhe ata që deri më sot kanë parë Kosovën si bllokadë, ta shohin që Kosova i ka hapur dyert dhe të investojmë në Kosovën tonë”, tha ai.
Në Kongresin e dytë Ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë morën pjesë rreth 600 firma të fuqishme shqiptare dhe gjermane.
Në kuadër të këtij forumi ekonomik, u mbajt edhe një panair me qëllim që t’i jepet hapësirë prodhuesve kosovarë për tregun e Evropës dhe të Gjermanisë. Përveç panairit në Kongresin e Frankfurtit u zhvilluan edhe takime B2B më prodhues të ndryshëm, më qëllim që t’u hapen dyert firmave nga Kosova.