Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka quajtur injorant imamin e Mitrovicës Fatmir Latifajn.
https://www.youtube.com/watch?v=cE01i3LAZS4&feature=emb_title
Imami Latifaj në njërën nga ligjëratat e tij për Mehmet Gradicën dhe Shaban Polluzhën, ia ka huqur një fakti historik duke thënë se Mehmet Gradica është shkolluar për artin e luftës në akademinë ushtarake të Sulltan Abdylhamitit, raporton Gazeta Express.
“Mehmet Gradica ka qenë një njeri shumë i shkolluar i artit marcial të luftës dhe artit ushtarak sepse e ka kryer shkollën ne kohën e Sulltan Abdylhamitit në Stamboll”, thotë në njërën nga ligjëratat e tij imami nga Mitrovica.
Latifaj ka shkruar në Facebook se ajo çfarë ka thënë imami Latifaj është e pasaktë, duke e quajtur injofrant pasi Mehmet Gradica ka lindur në vitin 1913 kur Perandoria Osmane kishte rënë.
“Ma dërgoi njëri një video në të cilën ky hoxha i Mitrovicës Fatmir Latifaj i fliste xhamatit për Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën. “Mehmeti- thoshte- u kanë i zoti, u shkollu në akademinë ushtarake të Sulltan Abdylhamitit”. Ja sa injorantë e të padijshëm janë soji i tij. Mehmet Gradica është lindur në vitin 1913, rrafsh 1 vit pas rënies së Perandorisë Osmane në Ballkan dhe kur ishte 10 vjeçar kjo perandori ishte shuar përfundimisht. S’ka gjë ma të rëndë se injoranca e veshur me autoritet”, ka shkruar Latifi në Facebook.