Një aksident i rëndë me dy viktima është shënuar në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Milot-Tuneli Kalimashit, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.
Aksidenti u shënua rreth orës 02:30 teksa shoferi ka mbetur i lënduar teksa dy pasagjerët kanë vdekur në vendngjarje.
“Shtetasi Marsel Busho duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë” informoi sot policia.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…