ATSH – I. Vata/ Shtëpia e Homerit shqiptar, At Gjergj Fishta është drejt përfundimit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha sot se punimet e nisura në 17 qershor të këtij viti janë drejt përfundimit.
Ishte 23 tetor i vitit 2019, kur në ditën e lindjes së poetit tonë të madh, Homerit shqiptar, At Gjergj Fishta, u premtua se do të restauronim shtëpinë, ku ai jetoi për pak kohë, në Fishtë.
Margariti shton se “punimet restauruese po i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati”.
“Por ky është vetëm një stacion i jetës së Fishtës. Do të vijojmë punën me të tjera objekte e pika ndalese, që përbëjnë atë që ne e kemi quajtur “Itinerari Fishtian”, një rrugëtim fizik dhe shpirtëror në jetën e një prej njerëzve më të mëdhenj të letrave shqipe”, shprehet ajo. /j.p/r.e/
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…