POLITIKE

Blick: Socialdemokratët e Zvicrës po marrin ndihmën e Kurtit në fushatën parazgjedhore

Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Socialdemokrate (PS) në Zvicër do të marrë ndihmën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të fituar votat e diasporës kosovare.

Siç njofton e përditshmja zvicerane Blick, Kurti do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore të PS-së, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka marrëveshje bashkëpunimi.

Në fund të shtatorit, Kurti pritet të flasë në një takim të organizuar nga PS në Cyrih, njofton Blick.

Socialdemokratët përmes Kurtit dëshirojnë që me pasaporta zvicerane të fitojnë votuesit e diasporës së Kosovës.

Në fillim të këtij viti, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, Kurti deklaroi se dëshiron të mbështesë PS-në në zgjedhje.

Ajo parti shpreson që në zgjedhjet e vjeshtës të ketë sukses që të mobilizojë sa më shumë zviceranë me origjinë të huaj, që ata të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë për atë parti.

Përveç Kurtit, në fushatën e PS-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues të partisë së majtë HDP, Partisë Demokratike Italiane dhe Partisë Socialdemokrate Austriake (SPO).

Mirëpo, nuk ishte vetëm PS që zbuloi potencialin e organit votues me origjinë të huaj, kështu që Partia Liberale e Gjelbër (GLP) tashmë në Prishtinë, në aeroport, vendosi një poster parazgjedhor të këshilltarit nga Cyrihu dhe kandidates për deputete Sanija Ameti.

Megjithatë, Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka kritikuar njoftimin e socialdemokratëve se ata do të kenë “ndihmë” nga jashtë në fushatën zgjedhore.

Sekretari i Përgjithshëm i SVP-së Peter Keller tha se Zvicra nuk ka ndërhyrë në fushatat zgjedhore të vendeve të tjera dhe se vendet e tjera nuk duhet të ndërhyjnë në fushatat në Zvicër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago