Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavror, ku e ka ripërsëritur qartësisht qëndrimin e SHBA-ve karshi prezencës ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.
“Një agresion i shtuar rus, do të ndeshet me një përgjigje masive dhe të bashkuar Transatlantike”.
Ky është mesazhi kryesor që Blinken i ka dhënë Lavrovit, duke e shkruar edhe në një postim në median e tij sociale Twitter.
Sipas kryediplomatit amerikan, zgjidhja diplomatike është urgjente. Ndërsa, prezencën e shtuar ushtarake ruse në kufi, ai e quan si tërësisht të “paprovokuar”.
Situata dhe fryma e tensionit e ngritur mbi çështjen, është pikun e saj më të lartë, që prej rikthimit të tensioneve në nëntor 2021.
Ishte fillimisht një paralajmërim i vetë SHBA-ve se Ukraina mund të pushtohej brenda javës tjetër, ai i cili e ka sjellë konfliktin në apogjeun e tij ndër vite.
Rusia ka mohuar kategorikisht çdo pretendim të huaj për ndërhyrje. Por, në kufirin lindor e verior me Ukrainën, ka mbi 130 mijë trupa të gatshëm për ndërhyrje.
Nga të gjithë shtetet, është kërkuar zgjidhja diplomatike e situatës. Megjithatë, asnjë hap pozitiv nuk ka ardhur.
Një tjetër aspekt i përshkallëzimit, është edhe ai i tërheqjes së stafit jo-thelbësor diplomatik apo edhe thirrjet që i janë bërë qytetarëve perëndimorë të ikin nga Ukraina sa më parë.
Një thirrje të tillë madje, e ka bërë edhe Shqipëria, duke parë zhvillimet e situatës.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…