Një grua 92-vjeçare ndodhet në spital me plagë të rënda pasi një BMW hyri sot në shtëpinë e saj. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e zezë të ngulitur brenda njëkatëshe të saj.
Mësohet se BMW-ja u përplas me parmakët jashtë shtëpisë së pensionistit në Bolton herët të dielën në mëngjes, përpara se të përplasej me xhamin e përparmë. Policia konfirmoi se ajo ishte brenda në atë kohë – dhe pësoi ‘lëndime të rënda në këmbë’.
“Ajo u dërgua në spital ku mbetet në një gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i policisë së Mançesterit.
Një burrë është arrestuar dhe po merret në pyetje nën dyshimin për kundërvajtje ngarje të rrezikshme, shtoi GMP. Përplasja ndodhi në afrimin e një mini-rrethrrotullimi në kryqëzimin e Chew Moor Lane me Bolton Road në Westhoughton, Bolton, në orën 5:15 të mëngjesit.
Zjarrfikësit dhe Shërbimi i Ambulancës Veriperëndimore gjithashtu morën pjesë.
Në një deklaratë, policia tha: “Një grua 92-vjeçare ndodhej brenda në atë moment dhe ka pësuar lëndime të rënda në këmbë. Ajo është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë”.
“Një 39-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm dhe askidentim. Ai gjithashtu mori trajtim spitalor për një lëndim në kokë”.