POLITIKE

Bogdanoviq: “Bota serbe” është një fuqi baruti që do të shpërthejë në BeH dhe Kosovë, fitili quhet Aleksandër Vuçiq

Boban Bogdanoviq, disidenti më i famshëm serb, ka folur për “Bosnjën e Lirë” nga një vend sekret.

Bogdanoviq paralajmëron për skenarin më të keq në Bosnje dhe Hercegovinë, pas të cilit, pretendon ai, qëndron presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Pse mendoj se do të derdhet gjak? Kam frikë se do të ketë gjakderdhje në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Është e vetmja rrugëdalje për Aleksandar Vuçiqin. Ai nuk e ndal dot veten, duhet të shkaktojë konflikte për të cilat do të akuzojë të tjerët, për të qëndruar në pushtet. Dhe kjo është më tragjikja nga të gjitha. Konfliktet e armatosura që pres të ndodhin në Bosnje, të cilat do të fillojnë nga entiteti Republika Srpska, si dhe ato që pres në veri të Kosovës, do të provokohen nga Serbia”, tha Bogdanoviq, duke shtuar se konferenca për media e Vuçiqit ishte skandaloze.
Sipas Bogdanoviqit, Vuçiq do të bëjë gjithçka që ideologjia e tij kleronazi “bota serbe” të realizohet plotësisht.

“Serbia e madhe dhe të gjithë serbët në një shtet është qëllimi i atij projekti, pavarësisht çmimit që do të paguajnë qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, dhe fatkeqësisht do të jetë më i përgjakshëm se në vitet nëntëdhjetë, kur i njëjti Aleksandër Vuçiq dërgoi dhjetëra mijëra në vdekjen e tyre me veprimet e tij politike dhe narrativën luftënxitëse. Urdhri i Vuçiqit dhe njoftimi i Dodikut për shkëputje, është preludi i konfliktit të ardhshëm më të përgjakshëm në Ballkanin Perëndimor. Vuçiq dhe Dodik, me mbështetjen e Kremlinit dhe të Pekinit nuk do të ndalen në festën e tyre Serbe të Madhe”.

Bogdaoviq thotë se dyshja Vuçiq dhe Dodik planifikojnë gjithçka me kujdes dhe bëjnë lëvizje politike në përputhje me rrethanat aktuale gjeopolitike.

“Teksa përgatit shkëputjen e Republikës Srpska dhe aneksimin e veriut të Kosovës në Serbi, Vuçiq po përhap dezinformimin më të keq dhe po e paraqet si të vërtetë me një qëllim të vetëm, realizimin e plotë të doktrinës Kleronazi të “Botës Serbe”. “Bota serbe” është një fuçi baruti që do të shpërthejë në BeH dhe Kosovë. Ai fitil quhet Aleksandër Vuçiq”, paralajmëron Bogdanoviq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago