Një udhëtim drejt një plazhi përrallor grek u kthye në një aventurë për t’u harruar për disa turistë, të cilëve iu kërkua të hidhen në det me gjithë rroba e çanta për të arritur në breg. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si pushuesit detyrohen të mbajnë çantat mbi kokë për të arritur në një plazh në ishullin e Kretës.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ata u detyruan të dilnin në breg në këtë mënyrë për shkak se zyrtarët kanë ndaluar përdorimin e platformave të anijeve, për të shmangur mbipopullimin e plazheve. Megjithatë, pasi panë videot, autoritetet ranë dakord që të instalonin një platformë për zbritjen e turistëve.
Turistët, që sipas mediave lokale ishin amerikanë, shprehën hapur pakënaqësinë e tyre për këtë situatë, aq më tepër që më të vegjlit dhe më të moshuarit u detyruan të qëndronin në anije për shkak se ishte e rrezikshme të zbrisnin si gjithë të tjerët.
Greqia, por edhe shtete të tjera europiane si Italia dhe Spanja, janë disa nga destinacionet kryesore të pushimeve verore për turistë nga veriu i Europës por edhe Shtetet e Bashkuara. Shpesh, banorët vendas kanë protestuar kundër mbipopullimit nga turizmi.
Parulla kundër turistëve janë parë të shkruhen nëpër mure në Athinë e qytete të tjera, por edhe në ishuj të Spanjës, si Menorka apo Marbeja. Në Barcelonë, javën e kaluar, disa banorë vendas lagën turistët me ujë teksa ata po qëndronin në restorante.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…