SPORT

Boksi “ndjek” Donald Trump/ Federata Ndërkombëtare përjashton Imane Khelif nga Botërori

Është grua apo burrë? Kjo pyetje që krijoi polemika dhe njollosi medaljen e artë të Imane Khelif në Lojrat Olimpike është kthyer edhe një herë në vëmendje.

Pak muaj nga triumfi në Paris, boksierja algjeriane është përjashtuar nga Kampionati Botëror që do të zhvillohet në Nish të Serbisë nga datat 8 deri në 16 mars.

Vendimin e ka marrë Federata Ndërkombëtare e Boksit, që ka bllokuar edhe një herë atleten për shkak të nivelit të lartë të testosteronit dhe prezencës së kromozomit mashkullor XY në trupin e saj.

Pas testeve të fundit, Imane Khelif nuk ka marrë pasaportën e përshtatshmërisë, duke rikthyer edhe një herë dyshimet mbi gjininë e saj.

Po ashtu, ky vendim vjen vetëm pak ditë, pasi presidenti Donald Tramp firmosi urdhërin ekzekutiv për ndalimin e atletëve transgjinor të marrin pjesë në kompeticionet e sportit femëror.

Kjo nuk është hera e parë që  Imane Khelif përjatohet nga turnetë. Edhe vitin e shkuar, Federata Ndërekombëtare e Boksit mori të njëjtin vendim, por Komiteti Olimpik Botëror që operon me të tjerë rregulla e pranoi në Lojrat Olimpike “Paris 2024”, ku edhe fitoi medaljen e artë në peshat e mesme të boksit për femra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago