POLITIKE

Bolton flet për takimin e 2 shtatorit në Shtëpi Bardhë

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në një bashkëbisedim me drejtorin e “National Press Club”, mes shumë çështjeve të diskutuara, i është përgjigjur edhe pyetjes së Gazetës Express rreth takimit të 2 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë

Gazeta Express është interesuar të dijë se cilat janë pritjet e Boltonit nga një takim i tillë dhe nëse ai pret që palët të arrijnë në Washington një marrëveshje finale, e cila do të ishte një kombinim i çështjeve ekonomike dhe atyre politike.

Boltoni ka thënë se takimi i 2 shtatorit do të jetë një mundësi shumë e mirë për Trumpin që të bëjë fushatë, derisa thotë se shpreson që një zhvillim i tillë në Shtëpinë e Bardhë të ndihmojë palët në procesin e bisedimeve.

“Mendoj se kjo do të ishte një fushatë e mrekullueshme për presidentin Trump. Shpresoj që kjo të ndihmojë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Bolton, teksa i është përgjigjur pyetjes së Gazetës Express.

Ai tutje ka thënë se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të zgjidhë secilën problematikë në rajonin e Ballkanit.

“Unë mendoj se është shumë në interesin e Shteteve të Bashkuara që t’i zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet e mbetura në rajonin e Ballkanit, që janë ende në numër të konsiderueshëm. ”, ka shtuar Bolton.

Bolton tutje thekson se pamundësia për të normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë do t’i mundësojë Rusisë që edhe më tej të punojë për rritjen e jostabilitetit në rajonin e Ballkanit.

“Mendoj se jostabiliteti i shkaktuar nga pamundësia për t’i rregulluar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë vetëm i jep Rusisë hapësirë që ta çajë rrugën dhe ta rrisë këtë jostabilitet ”, thekson Bolton.

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtar i Donald Trumpit ,i cili gjatë korrikut kishte thënë se Kosova e Serbia kishin folur për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, duke u përgjigjur në pyetjen e Gazetës Express thotë se është në interesin e Washingtonit që të punojë publikisht apo edhe prapa perdeve, për të parë nëse Kosova dhe Serbia mund të shkojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje.

Dhe thotë se nëse kjo është ajo se çfarë po bën administrata Trump atëherë do t’i duartrokas, thekson ai.

“Disa vjet më parë, ishte një kohë kur mendoj se njerëzit ishin optimistë se liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë zgjidhur diçka, të paktën në terma të përgjithshëm. Mendoj se ky optimizëm është zvogëluar paksa, por a është në interesin e Shteteve të Bashkuara, qoftë publikisht apo në prapaskenë, që të punojë për të parë nëse mundemi t’i bëjmë këto dy shtete të arrijnë marrëveshje, unë mendoj se është shumë (në interesin e ShBA-së) dhe nëse kjo është ajo çfarë po bën administrata (amerikane), atëherë unë e duartrokas”, ka përfunduar Bolton.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago