Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, është evropiane.
Në këtë drejtim, siç ka shkruar ai në Twitter, “si BE ne jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre”.
Por për ta bërë të ardhmen evropiane një realitet për njerëzit e tyre, ka shkruar tutje Borell, “nuk duhet të ketë shmangie të dialogut të lehtësuar nga BE”.
Një deklaratë e Borrell vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Është inkurajues çdo vullnet nga Bashkimi Evropian në këtë drejtim. Por, personalisht, nuk jam në kontakt me Lajçakun, pasi Kurti që tre muaj është në kontakt me të dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet, Lajçak-Kurti-Borrell. Duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi vend i pavarur dhe demokratik dhe përball kemi dy negociatorë që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.