KRYESORE

Kryeprokurori Çerkini: Qëllimi i autorëve ka qenë ekzekutimi i rreshterit, s’ka të bëjë me grabitje

Kosova mbrëmë është është tronditur nga vrasja e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika, i cili u qëllua për vdekje para banesës së tij në Kaçanik.

Ani pse të dyshuarit janë akoma në arrati, bazuar në hetimet e para, Prokuroria tashmë ka një përgjigje lidhur me aludimet e raportimet për motivet e ngjarjes – rasti nuk ka qenë tentim grabitje.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka deklaruar për mediat se të dhënat e deritanishme tregojnë se vrasja ka qenë e qëllimshme.

“Me siguri të plotë mund të themi se nuk bëhet fjalë për grabitje. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna në orën 23:00 dhe po shkonte në banesën e tij. Sipas provave, qëllimi i autorëve ka qenë ekzekutimi i tij dhe jo ndonjë grabitje”, ka thënë Çerkini.

Por, a ka qenë vrasja e planifikuar?

Për këtë, Kryeprokurori nuk ka një përgjigje të prerë, megjithatë, sipas tij, fakti që në krim kanë marrë pjesë dy persona lë hapësirë për dyshime të forta.

“Përderisa kanë qenë dy persona të përfshirë, mund të jetë vrasje e planifikuar”, është shprehur ai.

Një tjetër detaj që mund të ketë lidhje me rastin është se në vitin 2021, lokalit të viktimës i ishte vënë zjarri.

“Deri tani nuk kemi gjetur ndonjë lidhje mes dy rasteve, por hetimet po vazhdojnë”, ka shtuar Çerkini.

Nga ana tjetër, Prokurori i çështjes, Ismet Rrahmani, ka bërë të ditur se rreshteri është qëlluar vetëm me një plumb fatal.

“Plumbi ka qenë tejshkues dhe viktima nuk ka pasur jelek antiplumb. Ka qenë në orarin e tij të zakonshëm të pasdites”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu e ka hedhur poshtë pistën e grabitjes, duke theksuar se në vendin e ngjarjes nuk ndodhet asnjë institucion mikrofinanciar apo objekt tjetër që mund të ishte cak i plaçkitësve.

Prokuroria ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, teksa hetimet për këtë vrasje tronditëse po vazhdojnë me intensitet të lartë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago