POLITIKE

Borrell: Kurti dhe Vuçiq u pajtuan se s’ka nevojë për diskutime të mëtejme për propozimin e BE-së

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që nuk ka nevojë për diskutime të tjera lidhur me propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

“Presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti janë pajtuar se nuk ka nevojë për diskutime tjera për propozimin e BE-së që e ka titullin: marrëveshje për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Pasi të dy liderët u pajtuan se nuk ka nevojë për më shumë diskutime, teksti i marrëveshjes do të publikohet”, tha Borrell.

Këto deklarata ai i bëri pas mbajtjes së rundit të ri të dialogut mes Kurtit dhe Vuçiqit nën ndërmjetësimin e BE-së.

Borrell tha se propozimi evropian, ndër të tjera, thotë se njerëzit mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Serbi, duke përdorur pasaportat e tyre, të njohura nga të dyja palët.

Sipas Bashkimit Evropian, palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar me procesin e zbatimit të marrëveshjes.

“Duhen negociata të tjera për të përcaktuar modalitetet specifike të dispozitave. Borrell do të mbajë një takim të ri me dy liderët gjatë marsit, me qëllim të finalizimit të diskutimeve për aneksin e zbatimit, që do të jetë udhërrëfyes për fazën e zbatimit të marrëveshjes”, tha më pas BE-ja përmes një njoftimi.

Kosovës dhe Serbisë në vitin e kaluar u është dorëzuar propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

Të dyja palët e kanë pranuar këtë dokument që synon normalizimin e raporteve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

10 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

14 orë ago