Borrell: Pranimi i Kosovës dhe gjenocidit, dy kritere për Serbinë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka dalur me një deklaratë pas takimit që pati me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Ai ka thënë se normalizimi i raporteve me Kosovën dhe mosmohimi i gjenocidit janë dy kritere kryesore për Serbinë, nëse duan që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, njofton Klankosova.tv.

”Përparimi në fushën e sundimit të ligjit e të drejtat fondamentale dhe normalizimi i raporteve me Kosovën do ta përcaktojnë rrugën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Dua të sqaroj edhe një gjë, në Evropë s’ka vend për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e krimeve e kriminelëve të luftës.

https://www.youtube.com/watch?v=4TS-DPfMh30&t=24s