POLITIKE

Bosch: Duke mohuar Raçakun, Serbia vazhdon të paraqitet si viktimë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se me mohimin e Raçakut, Serbia vazhdon të paraqitet si viktimë.

“Serbët po përpiqen të rishkruajnë historinë duke u paraqitur si viktima, jo si ata që filluan konfliktin. Është një mënyrë shumë e zgjuar për të paraqitur veten si viktima. Një gjykatë speciale ndjek penalisht viktimat, ndërsa agresorët e vërtetë nuk ndjekin penalisht”, tha Bosch për RTK-në.

Bosch theksoi se Gjykata Speciale në Hagë, ku mbahen ish-udhëheqësit e UÇK-së për krime të dyshuara lufte, është një gjykatë e çuditshme, “sepse ajo nuk po ndjek penalisht autorët e vërtetë, por viktimat”.

“Unë dyshoj në këtë gjykatë, është e fokusuar vetëm në njërën anë dhe jo në anën tjetër në konflikt. Nuk mendoj se gjykata duhet të jetë këtu dhe në fakt mendoj se është për arsye politike.

“E gjithë ideja, raporti i Martit, baza e raportit është raporti i Clint Williamson, i cili arriti në përfundimin se nuk kishte të bënte me këtë, kështu që nuk ka asnjë provë”.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, më 10 dhjetor ka vizituar ekipin i cili po xhiron filmin për ngjarjet në Reçak në janar të vitit 1999, si pjesë e serisë së dokumentarëve “Dosja e Kosovës”.

Masakrën në fshatin Reçak apo ndryshe siç e ka quajtur ai “masakra e supozuar” e shqiptarëve e cila shërbeu si shkak në përgjigjen ushtarake të NATO-s në vitin 1999, ishte “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

Në vizitën që Vulin bëri në lokacionin në rrethinën e Nishit, ku është realizuar filmi për ngjarjet në fshatin Reçak në janar të vitit 1999, Vulin e quajti “një fyerje te madhe për mbarë njerëzimin”.

Sipas tij, kjo është një gënjeshtër e shpikur dhe se i mbetet brezave të Serbisë të e vërtetojnë këtë.

“Detyra e këtij brezi është t’i tregojë gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrës dhe se gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago