Bosi i Jakuzës dënohet me varje, kërcënon gjyqtarin: Do të pendohesh gjithë jetën

Një gjykatë në Japoni dënoi me varje një nga drejtuesit më të lartë të Jakuzës për disa krime të rënda përfshirë këtu dhe vrasje.

74-vjeçari Satoru Nomura kërkoi nga gjyqtari në fund të seancës një dënim të drejtë dhe më pas e kërcënoi atë se do të pendohej për të gjithë jetën për vendimin e marrë.

Sipas mediave vendase, ky është rasti i parë që një drejtues i këtij rangu të organizatës kriminale Jakuza dënohet me vdekje.

Nomura është kreu i organizatës ‘Kudo-kai’, një prej grupimeve më të dhunshme të Jakuzës. Ai i mohoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij se ishte organizatori i dhjetëra sulmeve.

Televizioni japonez NHK, në raportimin e tij, deklaron se nuk ka prova konkrete që Nomura ishte personi që urdhëroi sulmet, ku të paktën 4 persona u vranë.