BOTA

Bota sërish në ethe, rikthehen raketat

Koreja e Veriut kreu provën e parë raketore në rreth gjashtë muaj. Raketa me rreze të gjatë që u provua mund t’i japë Phenianit një mënyrë tjetër për t’iu shmangur mbrojtjes raketore të fqinjëve të saj, thonë analistët.

“Raketat ‘kruz’ me rreze të gjatë veprimi të zhvilluara rishtazi”, fluturuan 1.500 kilometra mbi territorin e Koresë së Veriut para se të godisnin me sukses objektivat e tyre, njoftuan të hënën mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

Raportet nuk thonë se sa raketa u testuan, por thanë se provat u kryen të shtunën dhe të dielën.

Fotografitë e publikuara në mediat shtetërore të Koresë së Veriut treguan se një nga raketat u lëshua nga një hedhës lëvizës, që dukej se ishte i parkuar në një autostradë.

Disa analistë thanë se raketa dukej e ngjashme me raketat amerikane Tomahawk, të cilat janë në gjendje të bartin koka bërthamore me një rreze prej rreth 1,600 kilometrash.

Prova e raketës ‘kruz” duket të jetë më pak provokuese sesa një provë me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi ose ndërkontinentale, që do të përfshinte teknologji që mund të synonte Shtetet e Bashkuara.

Por, provat do të shërbejë ende si një test për presidentin amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se është i hapur si për diplomacinë ashtu edhe për trysni shtesë ekonomike mbi Korenë e Veriut.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të Koresë së Jugut, të cilët zakonisht zbulojnë dhe raportojnë provat me raketa të Koresë së Veriut menjëherë pasi ato ndodhin, nuk publikuan deklarata deri pas njoftimit të mediave shtetërore të Koresë së Veriut.

Ushtria amerikane tha në një deklaratë, se ishte në dijeni të provave të raportuara dhe po vëzhgon situatën dhe po këshillohet ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj.

“Kjo veprimtari vë në pah përqendrimin e vazhdueshëm të Koresë së Veriut për zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe kërcënimet që paraqet kjo për fqinjët e saj dhe bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi provat, duke thënë se po kryen një “analizë të hollësishme në bashkërendim të ngushtë me agjencitë e zbulimit të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Kjo është prova e parë raketore e Koresë së Veriut që nga marsi, kur ajo testoi teknologji të raketave kruz. Ajo provë u konfirmua vetëm nga zyrtarët amerikanë pasi raportet e para për të u publikaun në The Washington Post.

Raketat kruz janë më të vështira për t’u zbuluar sesa raketat balistike të testuara zakonisht nga Koreja e Veriut, pasi ato fluturojnë në një lartësi relativisht të ulët dhe mund të kontrollohen gjatë fluturimit.

“Ky është një sistem tjetër që është krijuar për të fluturuar nën radarët e mbrojtjes nga raketat ose rreth tyre”, tha në Twitter, Jeffrey Lewis, një ekspert i Institutit Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare në Monterey./VOA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago