Breçani në dijeni të trafikut, si e këshillonte të birin të fshihte gjurmët te arma

Euronews Albania ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grupin kriminal të trafikut të drogës, pjesë e të cilit ishte edhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi.

Në biseda shihet se dhe ish-Zv.drejtori i Policisë ka qenë në dijeni të trafikut të drogës madje jepte dhe këshilla se si të humbeshin gjurmët e krimit.

Me datë24.08.2020, në orën 20:53:30, K**P pasi ka nisur më herët  komunikon me S**I dhe dyshohet se komunikon lidhur me një ngarkesë që ka nisur Eralbi.

Breçani, të cilës i referohet me “sent” dhe gjithashtu e pyet lidbur me shokun e Eralbit, “Besi”, për të cilin dyshohet se i referohet me Besmir Murati. Shtetasi Erzen Breçani interesohet se si po i shkojnë punët Eralbit në aktivitetin që po zhvillon, por duhet evidentuar se: Erzen Breçani ka dijeni se si funksionon trafikimi i lëndëve narkotike, pasi në bisedë i shkruan “a i kini të sigurta në dalje që i sistemoni i shpërndani shpejt”, ku në trafikun e narkotikève me dalje, i referohen nxjerrjes së lëndës narkotike nga portet ku mbërrijnë pa u gjetur dhe sekuestruar nga policia.

K**P dërgon mesazhet: “.…Ku ëin senet, në ç’vend, Prejlu. Po Besi ku është. Ku në Ekuador apo në Shqipëri. Po në Ekuador kush është, kush i nis. Në Gjermani tek kush i kaloni. Po kam merak se po ju presin në besë marolient. Pse a nuk ju pret ai kuksiani.

Po me kujdes se nuk asht puna me u marr një vit me çto punë. Ti dhe një rrugë dhe mbaroj puna. Po prej atje i ka nis ai se ti thua për 10 ditë dalin rrugët, nga Ekuadori vonojnë me ardh. Ashtu lëre. Po tij shokut të shpive a i kanë hec punët hic. Po ishalla ju ecën mbarë. Po hajt mos  e mendo se sa lekë bërë por vetëm të mbarosh si punë. A i kini të sigurta në dalje, që i sistemoni, i shpërndani shpejtë. A vjen Besi atje.

Ne vijim të bisedës, Erzen Breçani zhvillon disa komurnikime kudyshohet se i referohet aktivitetit të Ervin Matës, dhe pasi Eralbi ja tregon, Erzenit uron që Ervinit ti ecë me sukses.

K**P dërgon mesazhet “...Edhe me nis me vinin.. Nuk ka problem por mos të prishesh me të.  Ai me ato trillime e rrena të ka fol aty, unë vetëm e respektoj si mik, vetëm kaq se nuk dua me u stresuar me hallet e tij që iprodhon vet problemet hallet. Po është I kontrollueshëm shumë avioni. Me avion vjen bjen pak e shpesh dhe mbaron punë brenda ditës. Mirë  85 I ke thënë. Po për sa kile do të nisin. Po nga aq është shumë mirë. Çka po don më ai. Në cilin shtet e ban. Po kontrollohen shumë. Vetëm po kapi lidhjet në polici. Tek kontrolli. Po ngaqë më foli atë ditë e tha tik am vonuar içik por shumë shpejt do t’I likujdoj, e kuptova që ka humb. E ishalla po i ecën mbarë.

Me datë 30.08.2020 në orën 22:57:05, K**P i dërgon mesazhe S**I:

A ja dhe pistoleten atyne a. Se nëse nuk ua ke dhënë hala me ja  (shi krehrin e përjashta se kagjurmët e mia e mos me ja lanë as gjurmët e tua. Se prite me kap i dalin gjurmët e gishtave. Ok. Për mua nuk ka problem se I thashë në sy të gjithëve, pse ej hall nuk ju lypi me ra ngusht ju lypi ju parat e njerëzve. Nuk kam nevojë thashë, i kam tana lekët me ba se nuk nisi punë po nuk pata lekë. Dhe më tha solla Elvanën për të dhënë lekët i thashë jo jo nuk i dua. I kam gjet i thashë, tha ok.

Me datë 03.09.2020 në orën 19:14:27, K**P ka biseduar me S**I dhe dyshohet se Eralbi e ka  vënë në dijeni se një ngarkesë me lënë narkotike ka dalë dhe nga biseda kuptohet që ka pasur edhe një ngarkesë tjetër me Ervin Matën për të cilën nuk dihen të dhëna. Dijenia e Erzen Breçanit për aktivitetin e jashtligjshëm të të birit del qartë në bisedë, pasi diskuton edhe prokurorët.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

Kush ka kaluar me sukses…Ata që nisët me këtë Ervinin. Aha mendova për atë atje. Se këtë më the, po këtë përziersin ku e kanë pas ble me herët, e me çfarë çmimi. Po I them nesër, ku është Oni, a e ke taku hiç. Po Ervini a është, ku ka ik. Ok. Po lidhur me prokurorët, Erzen Breçani e pyet Eralb Breçani me datë 05.09.2020 në orën 22:26:42 ku dërgon mesazhet: Çka bëtë me atë, a e gjet perirsin.