BOTA

Brenda burgut në El Salvador, 40 mijë gangsterë të bandave izolohen nga bota

Në El Salvador është ndërtuar një burg shumë i madh ku do të strehohen 40 mijë gangsterë, të cilët dyshohet se janë pjesë e bandave që kanë shkaktuar trazira në vend.

Në vetëm 10 muajt e fundit në El Salvador janë arrestuar 63 mijë persona. Ndërtesa e re do të ndihmojë që të mos ketë mbipopullim në burgje.

Autoritetet pretendojnë se është burgu më i madh në Amerikën Latine dhe është i pajisur me teknologjinë më të fundit për të parandaluar arratisjet.

Kritikët thonë se ndërtimi i një burgu  të madh nuk është zgjidhja e problemeve të sigurisë në planin afatgjatë.

Qeveria ben me dije  se burgu është krijuar për të izoluar krerët e bandave, duke përfshirë liderët e të ashtuquajturave klika ose grupe, si dhe anëtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Nuk është kryer ende asnjë transferim i të burgosurve në qendër. Burgu u ndërtua, larg zonave urbane dhe 74 kilometra (45 milje) nga kryeqyteti, San Salvador. Atje të burgosurit nuk do të kenë asnjë kontakt me botën e jashtme dhe do të lënë qelitë  vetëm për seancat në gjykata, të cilat do të zhvillohen me videokonferencë nga një dhomë brenda burgut.

Perimetri do të sigurohet ditë e natë nga 600 ushtarë dhe 250 policë, ndërsa punonjësit e burgut  të armatosur do të ruajnë brenda.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago