LAJME

Brenda kultit të Hollivudit ku anëtarët praktikonin “seksin mistik”

Historia e një kulti në Los Angeles do të përshtatet në një serial televiziv, me protagonist aktorin e famshëm Mark Ruffalo.

Kulti nisi historinë e tij në fund të viteve ’60 dhe nisi të shpërbëhej pas vdekjes së liderit të tij, në një aksident në Havai, në vitin 1975. Gjatë kulmit të tyre, rreth 140 burra e gra jetonin në disa komuna në jug të Kalifornisë, ku visheshin me pelerine, kryenin rituale seksuale të çuditshme, mes të cilave edhe “seks mistik”, dhe madje regjistronin albume muzikore.

Gjithashtu, ky kult menaxhonte një restorant me ushqime të shëndetshme, që frekuentohej nga John Lennon dhe Marlon Brando. Restoranti bënte rreth 10 000 dollarë në ditë, duke bërë të mundur financimin mjaftueshëm të kultit.

Ati Yod, emri i vërtetë i të cilit ishte Jim Baker, ishte lideri i kultit, i cili kishte 14 “gra shpirtërore” brenda grupit dhe nxiste vajzat nën moshë të kultit që të martoheshin me burra shumë më të vjetër. Por, ndryshe nga kultet e tjera të kohës, që fituan famë të keqe në sajë të abuzimeve të tmerrshme që i bënin anëtarëve të tyre, ky kult qëndroi larg polemikave të tilla.

Shumë dokumentarë dhe libra janë publikuar mbi këtë grup njerëzish, dhe tani pritet që historia e tij të shfaqet edhe në ekranin e vogël.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

21 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

3 ditë ago