Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka prezantuar shtëpinë e saj të rinovuar në Londër të cilën e bleu për 8.5 milionë euro në vitin 2021.
Në fillim të këtij viti, 31-vjeçarja njoftoi planet për rinovimin e shtëpisë në lagjen Primrose Hill në Londrën Veriore. Pas rinovimit, ajo e ka prezantuar shtëpinë për Architectural Digest, kompania që e ndihmoi në dizajnin e brendshëm.
https://www.instagram.com/reel/CjWSfXMDBfW/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Megjithatë, Rita Ora deklaroi se nuk kishte bërë ndryshime të mëdha në shtëpi, pasi siç ka thënë i pëlqejnë gjërat e vjetra. Shtëpia është e ndërtuar në vitin 1877. Aty kishte banuar edhe krijuesi Arthur Rackham.
“Unë kam pasur gjithmonë një tërheqje për shtëpitë me një frymë të vjetër. E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike [shtëpia e] shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë”, ka thënë ajo.
Rinovimet kryesisht kishin ndodhur në restaurimin e dyshimeve, çatisë, banjove, tubacioneve dhe përmirësimin e gjërave në kuzhinë. Ora gjithashtu mobiloi shtëpinë me gjëra të vjetra në tregun e famshëm Portobello në Londër. Shumica e gjërave janë ato që kishte në pronësi dhe që i kishte përdorur në shtëpitë e mëparshme.
“Më pëlqen të jem me kosto efektive kur është e nevojshme”, thotë ajo.
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…