POLITIKE

Sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë bartën edhe në Serbi – “Vuçiç është në tension të madh”

Shtetet e Bashkimit Evropian, të mërkurën, votuan për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat përfshijnë kufizimin e çmimeve të naftës ruse të eksportuara nga vendet e treta. Pas miratimit të këtij vendimi, Serbia nuk do të mund të importojë naftë nga Rusia përmes Janaf-it (Gazsjellësit Adriatik), çka do të thotë se sanksionet e vendosura ndaj Moskës praktikisht janë bartur edhe në Beograd.

Propozimi fillestar i Komisionit Evropian parashikonte një përjashtim kur bëhet fjalë për furnizimin nga gazsjellësi i Adriatikut, por me insistimin e disa vendeve anëtare të BE-së, ai propozim u refuzua, sepse qëndrimi është se nuk ka arsyetim që Serbia të përjashtohet.

Arsyetimi tjetër ishte se Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë, prandaj nuk duhet të përfitojë nga derogimi.

Ky vendim, sipas mediave të afërta me presidentin Vuçiç, ka tronditur këtë të fundit, i cili beson se Kroacia është përgjegjësja për bllokadën e vendosur ndaj Beogradit.

“Presidenti i Serbisë është i pakënaqur me vendimin e BE-së, pasi që Bullgaria ku vepron një kompani ruse e derivateve, ka marrë pozitë të privilegjuar, pra një përjashtim”, raporton mediumi serb Nova.rs.

Sipas kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, ky vendim i Bashkimit Evropian ka ndryshuar gjithçka për Serbinë.

“Unë thashë se presidenti do të jetë nën presion të madh, sot pas këtij vendimi të turpshëm të Bashkimit Evropian, Vuçiç do t’i përgjigjet ashpër sanksioneve që nguli këmbë Kroacia. Nga xhepat e vendit tonë po dalin qindra milionë euro”, ka thënë Bërnabiç.

Serbia dhe Bashkimi Evropian
Ndryshe Ministrat e Energjisë, javën e kaluar gjatë diskutimit të paketës së re të sanksioneve kundër Rusisë, ishin të pajtimit të miratojnë një masë me të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor do të përjashtoheshin nga kufizimet në lidhje me naftën e cila vjen nga Rusia.

Kështu të paktën kishte raportuar Radio Evropa e Lirë, duke u thirrur në burime diplomatike.

Kjo dispozitë sipas REL-ti, ishte ekskluzivisht për ato shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk kanë dalje në det dhe që importojnë naftën ruse përmes Kroacisë.

Gjatë miratimit të paketës së pestë të sanksioneve kundër Rusisë, në prill të këtij viti, BE-ja përjashtoi në mënyrë të ngjashme Serbisë, gjë që bëri të mundur vazhdimin e furnizimit të pandërprerë të naftës në tregun vendas nëpërmjet Gazsjellësit Adriatik (JANAF).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago