Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir Putin, me gjasë është bërë pas rritjes së shqetësimeve në Kremlin lidhur me përhapjen e ndjenjës kundër luftës në Rusi.
Kështu tha inteligjenca britanike në përditësimin ditor sa i përket vlerësimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Konferenca vjetore – që është anuluar për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit– ishte përdorur në të kaluarën si mundësi për të “demonstruar integritetin e supozuar” të Putinit, tha inteligjenca britanike.
Sipas Britanisë, zyrtarët në Kremlin ka të ngjarë që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm lidhur me mundësinë që çdo ngjarje ku merr pjesë Putini, mund të shndërrohet në diskutim për “operacionin e posaçëm ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se “ne shpresojmë që presidenti do të gjejë mundësi” për të biseduar me mediat.
Kremlini nuk ka dhënë asnjë arsye për anulimin e konferencës vjetore, që vjen në kohën e rritjes së pakënaqësisë në mesin e rusëve për vendimin e Putinit për ta pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit.
Trupat ruse që fundi kanë pësuar një sërë disfatash në fushëbetejë.
“Sa i përket konferencës së madhe për media, nuk do të ndodhë para Vitit të Ri”, tha Peskov për mediat.
Megjithatë ai shtoi se Putin do të gjejë kohë për të biseduar me mediat, duke shtuar se “ai e bën këtë rregullisht”.
Në dhjetë vjetët e fundit, konferencat vjetore të Putinit janë organizuar me kujdes, ku kanë marrë pjesë dhjetëra gazetarë – rusë dhe të huaj- dhe zakonisht këto ngjarje kanë zgjatur me orë të tëra.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…