Qeveria britanike ka reaguar pasi është akuzuar nga Franca se po tregon një “mungesë humaniteti” kur vjen puna për t’i ndihmuar refugjatët ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus.
Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Europën, James Cleverly, tha se një skemë e re sapo ka nisur pas kritikave se Britania ishte shumë kufizuese, rapoton The Guardian.
“Ne kemi procese ku njerëzit me familje këtu në MB dhe në të vërtetë ata pa familje në MB mund të vijnë. Do t’ju kujtoja se procesi sapo ka filluar dhe shumica dërrmuese e njerëzve janë ende fizikisht në vendet fqinje me Ukrainën”, tha ai.