Qeveria ruse miratoi një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë.
Në të bën pjesë dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pjesë e listës janë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvani, Ukraina, Zvicra dhe të gjitha vendet e botës që vendosën sanksione ekonomike dhe masa të tjera ndëshkuese për të dënuar tentativën për pushtim të ushtrisë së Moskës në Ukrainë.
Ky urdhër është përgatitur në kuadër të Dekretit të Presidentit Vladimir Putin, “Për procedurën e përkohshme të përmbushjes së detyrimeve ndaj disa kreditorëve të huaj”. Rusët dhe kompanitë ruse, si dhe vetë shteti, të cilët kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga kjo listë, do të mund t’i paguajnë ato në rubla.
Sipas qeverisë, për këtë, debitori mund t’i kërkojë një banke ruse të krijojë një llogari të veçantë në emër të një kreditori të huaj dhe të transferojë pagesa në të, në ekuivalentin e rublave me kursin e këmbimit të Bankës Qendrore në ditën e pagesës. Procedura e përkohshme zbatohet për pagesat që i kalojnë 10 milionë rubla në muaj.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…