BREAKING NEWS

Britania kërkon të armatoset Ballkani

Thirrje për armatim të Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shteteve që janë të kërcënuara nga Rusia, ka bërë Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Në një adresim të mërkurën në mbrëmje, Truss është treguar e ashpër duke thënë se forcat ruse duhet të “dëbohen nga Ukraina” dhe se fitorja në Ukrainë është “imperativ strategjik” për Perëndimin.

“Bota është dashur të bënte më shumë për të parandaluar pushtimin dhe ne kurrë më s’do ta bëjmë gabimin e njëjtë. Disa thonë se nuk duhet të furnizonim me armatim për shkak të frikës së provokimit për edhe më keq. Por në pikëpamjen time, mosveprimi do të ishte provokim më i madh. Është koha për guxim, jo maturi. Duhet të sigurohemi se krahas Ukrainës, Ballkani Perëndimor dhe shtetet si Moldavia e Gjeorgjia të kenë qëndrueshmëri dhe kapacitete për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre. Politika e derës së hapur të NATO-s është e shenjtë. Nëse Finlanda dhe Suedia zgjedhin të bashkohen si përgjigje ndaj agresionit rus, ne duhet t’i pranojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ajo.

Deklarata ka qenë më e qarta deri tash e Britanisë për luftën në Ukrainë. Truss ka bërë thirrje që Perëndimi duhet të dyfishojë përkrahjen për Ukrainën.

“Do të vazhdojmë të shkojmë më thellë e më shpejt, ta dëbojmë Rusinë nga Ukraina”, ka thënë ajo, shkruan BBC.

“Armatim të rëndë, tanke, aeroplanë – të hymë thellë në inventarët tanë, të rrisim prodhimin. Duhet ta bëjmë këtë”, ka thënë ajo në një fjalim të përvitshëm në rezidencën e Lordit të Bashkisë së Londrës.

Shtetet e NATO-s kanë furnizuar me armatim ushtarak Ukrainën, por kanë ngecur në mjetet ajrore.

Britania ka dërguar 450 milionë funte në ndihma ushtarake për Ukrainën.

Truss ka thënë se sulmi i Rusisë në Ukrainë duhet të jetë thirrje për zgjim për institucionet ndërkombëtare që kanë dështuar ta parandalojnë pushtimin.

Sipas saj, presidenti rus, Vladimir Putin, po shkatërron rendin botëror.

Si përgjigje, ajo ka thënë se duhet të ketë fokus të ri në “fuqizimin ushtarak, sigurinë ekonomike dhe aleanca më të thella ndërkombëtare, në mes shteteve të lira”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago