Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, deklaroi se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor mund të shkaktojë sërish luftë, derisa ftoi Perëndimin “që të mos e tolerojë presidentin rus, Vladimir Putin”.
Truss e akuzoi Rusinë për ushtrim e ndikimit mbi vendet që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë, në vizitën që pati në Sarajevë, shkruan “Telegraph” të enjten.
“Historia tragjike e këtij vendi është kujtesë e asaj se çfarë ndodhë kur ne dështojmë t’i rezistojmë agresionit. Gjërat bëhen më keq, jo më mirë”, theksoi ajo.
Për sekretaren britanike, gjenocidi në Sebrenicë e rrethimi i Sarajevës, ishin dy mizori tmerruese.
“Ne thamë kurrë më, jo më në Evropë. Mirëpo, ka shenja të ndërhyrjes ruse sot, që rrezikojnë të na zhysin përsëri në ato ditë të rënda”.
Liss premtoi që Britania e Madhe do ta dyfishojë sigurinë për paqe si dhe do t’i rezistojë agresionit rus në Ukrainë.
Në të vërtetë, Rusia kërcënoi sërish të enjten Bosnjën në rast se bëhet pjesë e NATO-s. Ambasada ruse në Sarajevë, lëshoi një deklaratë të enjten, ku thuhet se “Rusia është e detyruar të marrë masa ndaj Bosnjës në rast se bëhet pjesë e NATO-s”.