POLITIKE

“Po luftojmë si Kosova kundër Serbisë”/ Fashisti Vulin përplaset edhe me Klitschko

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kievit, Vitali Klitschko, i cili, siç raportoi gazeta shqiptare në Zvicër, Le Canton 27.ch, tha se do të çlirohen nga Rusia siç u çlirua Kosova nga Serbia.

Vulin pretendon se Klitschko s’e njeh historinë. Duke reaguar ndaj deklaratave të Klitschkos se “ukrainasit po luftojnë kundër okupatorit rus, ashtu siç luftonin shqiptarët kundër okupatorit serb”, Vulin tha në një deklaratë me shkrim se ai që e krahason Donbasin dhe Kosovën “duhet të jetë i gatshëm t’i shkojë deri në fund krahasimit”.

“Nëse Klitschko pretendon se shqiptarët u pushtuan dhe se e hoqën Serbinë dhe okupatorin serb me rebelim të armatosur, atëherë edhe rusët në Donbas janë të okupuar dhe kanë të drejtë ta heqin qafe okupatorin ukrainas”, tha Vulin.

Sipas tij, atë që Klitschko ua njeh shqiptarëve, do të duhet t’ua njohë edhe rusëve në Ukrainë, raporton gazeta serbe, Danas.

“Serbia e ka dëshmuar se respekton të drejtën ndërkombëtare, është gjynah që të tjerët nuk mund ta thonë të njëjtën gjë për veten e tyre”, tha ministri i MUP-it serb.

Të mërkurën, kryetari i Kyivit, Vitali Klitschko, mori pjesë në kuadër të Forumit Ekonomik që u mbajt në Davos të Zvicrës.

Raportohet se nga atje, ai u shpreh falënderues ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush.

Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishi dikur të okupuar nga Serbia…”, citohet të ketë thënë Klitschko.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

5 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

9 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

18 orë ago