22/03/2020. London, United Kingdom. UK Prime Minister Boris Johnson holds a Covid-19 Press Conference with Deputy Chief Medical Officer, Dr Jenny Harries and Communities Secretary, Robert Jenrick in 10 Downing Street. Picture by Pippa Fowles / No 10 Downing Street.
Shtetasit britanikë që zgjedhin të qëndrojnë në Ukrainë nuk duhet të presin një evakuim ushtarak nëse shpërthen konflikti me Rusinë, tha të shtunën për Sky News Ministri i Mbrojtjes, James Heappey.
“Shtetasit britanikë duhet të largohen menjëherë nga Ukraina me çdo mjet të mundshëm dhe nuk duhet të presin, siç e panë në verë me Afganistanin, se do të kishte ndonjë mundësi për një evakuim ushtarak”, tha ai.
Të premten (11 shkurt), qeveria e Mbretërisë së Bashkuar këshilloi shtetasit britanikë që të largoheshin nga Ukraina tani derisa mjetet e transportit janë ende në dispozicion dhe këshilloi kundër çdo udhëtimi të mëtejshëm atje.
Heappey tha se nuk është marrë ende asnjë vendim për praninë diplomatike të Britanisë në Ukrainë.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha të premten se trupat britanike të dërguara në Ukrainë për qëllime stërvitore do të kthehen së shpejti.
“Nuk do të ketë trupa britanike në Ukrainë nëse ka ndonjë konflikt me Rusinë,” tha Heappey.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të flisnin të shtunën ndërsa vendet perëndimore paralajmëruan se një luftë në Ukrainë mund të ndizet në çdo moment./ REL/
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…