Britanikët vijojnë të neglizhojnë dhe të mos e marrin parasysh situatën e krijuar nga koronavirusi në shumë vende të botës edhe pse në Mbretërinë e Bashkuar viktimat dhe numri i të prekurve po rritet nga ora në orë.
Mijëra të rinj nuk duan t’ia dinë as për urdhrin e kryeministrit Boris Johnson për të qëndruar larg vendeve të mbyllura dhe me shumë njerëz për të parandaluar përhapjen e virusit.
Fotogaleria e mësipërme vjen nga disa lokale dhe pub-e të njohura në Britani të cilat vazhdojnë të mbushen plot e përplot me njerëz që frekuentojnë jetën e natës.