FOTO&VIDEO

IPKO, Kujtesa, Artmotion dhe Telkos kanë një njoftim me rëndësi për klientët

Operatorët e telekomunikacionit në vend kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në mbrëmjen e së martës.

Ata kanë sqaruar klientët se urdhri i lëshuar sot më 17 Mars 2020, nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Sipërmarrjes dhe Investimeve Strategjike vendos detyrime të caktuara për operatorët e komunikimeve elektronike, që sipas tyre, do të bëjnë çdo përpjekje për t’iu përmbajtur aftësive teknike të rrjeteve të tyre.

“Ju lutemi të informoheni që Urdhri i Qeverisë i detyron operatorët të vënë në dispozicion shërbime të pandërprera edhe në rastet e mospagimit vetëm për:

Shërbimet emergjente, duke siguruar qasje të pandërprerë institucioneve që ofrojnë shërbime të thirrjeve emergjente, përfshirë këtu komunikimet epidemiologjike me urgjence të skajshme, siç përkufizohen nga OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë;

Shërbime të mësimdhënies përmes internetit, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe

Shërbime të tjera përmes internetit që institucionet e Republikës së Kosovës mund t’i vënë në dispozicion të qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ata tutje kanë sqaruar se numrat ekzistues emergjent tashmë janë të qasshëm për të gjithë përdoruesit dhe kanë sqaruar se qfarëdo numri i ri i përcaktuar nga Qeveria do të implementohet nga ana e tyre.

“Ndërsa, në lidhje me mësimdhënien përmes internetit, posa të marrim informacione nga Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë për platformat e krijuara për mësimdhënie në internet, ne do të ofrojmë qasje në të njëjtat platforma/faqe interneti falas.

Siç shpjegon Urdhëresa, sigurimi i qasjes në shërbimet e përmendura më lart nuk nënkupton që klientët do të lirohen nga pagesa. Prandaj, ne ju informojmë se në rast mospagimi, shërbimet do të ndërpriten, ndërkaq do te lejohet qasje vetëm ne numrat emergjent dhe linqet për mësim online”, theksohet në njoftim.

Kjo është deklarata e plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar klientë,

Urdhri i lëshuar sot më 17 Mars 2020, nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Sipërmarrjes dhe Investimeve Strategjike vendos detyrime të caktuara për operatorët e komunikimeve elektronike, të cilat do të bëjmë çdo përpjekje për t’iu përmbajtur aftësive teknike të rrjeteve tona.

Ju lutemi të informoheni që Urdhri i Qeverisë i detyron operatorët të vënë në dispozicion shërbime të pandërprera edhe në rastet e mospagimit vetëm për:

Shërbimet emergjente, duke siguruar qasje të pandërprerë institucioneve që ofrojnë shërbime të thirrjeve emergjente, përfshirë këtu komunikimet epidemiologjike me urgjence të skajshme, siç përkufizohen nga OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë;
Shërbime të mësimdhënies përmes internetit, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe
Shërbime të tjera përmes internetit që institucionet e Republikës së Kosovës mund t’i vënë në dispozicion të qytetarëve.
Në përputhje më këtë, ju konfirmojmë që numrat ekzistues emergjent tashmë janë të qasshëm për të gjithë përdoruesit e telefonisë fikse e mobile, dhe çfarëdo numri i ri i përcaktuar nga Qeveria do të implementohet nga ana e jonë. Ndërsa, në lidhje me mësimdhënien përmes internetit, posa të marrim informacione nga Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë për platformat e krijuara për mësimdhënie në internet, ne do të ofrojmë qasje në të njëjtat platforma/faqe interneti falas.

Siç shpjegon Urdhëresa, sigurimi i qasjes në shërbimet e përmendura më lart nuk nënkupton që klientët do të lirohen nga pagesa. Prandaj, ne ju informojmë se në rast mospagimi, shërbimet do të ndërpriten, ndërkaq do te lejohet qasje vetëm ne numrat emergjent dhe linqet për mësim online.

Në përputhje me rrethanat, ju inkurajojmë të vizitoni faqen online të ofruesit tuaj të shërbimeve dhe të paguani për shërbimet në fjalë për të mos pasur ndërprerje të shërbimeve.

Duke pasur parasysh faktin se rrjeti i komunikimeve elektronike është pjesë e infrastrukturës kritike për sigurinë kombëtare, operatorët po bëjnë çmos për të ofruar shërbime të pandërprera në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të përdorin shërbimet emergjente dhe të informacionit.

Kujdesuni për shëndetin tuaj.

IPKO

Kujtesa

Artmotion

Telkos


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

19 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago