LAJME

Bujqësia në veri të Shqipërisë, gratë kryejnë punët e burrat administrojnë fitimet

Zona veriore e Shqipërisë e ka përqendruar aktivitetin ekonomik kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në bashki të vogla si Hasi, Tropoja, Kukësi, Puka, Vau-Dejës apo Malësia e Madhe pjesa më e madhe e të punësuarve dhe vetëpunësuarve janë gratë dhe vajzat.

Siç ka deklaruar punëtorja Nexhmije Plangaj, ato përballen çdo ditë jo vetëm me punët e shtëpisë, por edhe me vështirësitë e punës në bujqësi.

“Të gjitha, që jemi këtu, vijmë nga Postriba, vijmë për nevojat tona pasi nuk kemi punë”, ka thënë ajo.

Situata e krijuar këtë vit, për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, ka shtrirë ndikimin e vet edhe në sektorin e bujqësisë me rritjen e çmimit të naftës dhe imputeve bujqësore, por edhe me vështirësitë e krijuara për shitjen e prodhimeve bujqësore. Punëtorja Shpresa Mustali ka thënë se kjo situatë po rëndon edhe në jetën e grave të zonave rurale.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, qendra e gruas “Hapat e lehtë” po punon për identifikimin e problematikave të grave dhe vajzave në pjesën më të madhe të bashkive në veri të Shqipërisë.

Drejtuesja e kësaj qendre, Denada Shpuza, ka thënë se nga një studim i realizuar nga kjo qendër, megjithëse rreth 96% e punëve në bujqësi kryhen nga gratë, të ardhurat e përfituara nuk administrohen prej tyre.

“Nga studimi rezultoi që gratë dhe vajzat punojnë shumë në bujqësi dhe blegtori, krahas punëve të shtëpisë. Dhe, në pjesën më të madhe të kohës janë gratë ato që bëjnë punët në bujqësi dhe blegtori. Është ajo puna e padukshme sepse, pavarësisht se siguron të ardhurat e familjes, vazhdon që këto të ardhura të menaxhohen nga burrat”, ka thënë Shpuza.

Megjithëse në Shqipëri gratë luajnë një rol të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë pasi përbëjnë rreth 55% të forcave të punës, ato drejtojnë vetëm 7% të fermave bujqësore dhe blegtorale të vendit. Kjo, sipas Shpuzës, për shkak se gratë janë të privuara nga e drejta e pronësisë.

“Në pjesën më të madhe të rasteve gratë vazhdojnë të jenë të zhveshura nga e drejta e pronësisë, çka do të thotë se pjesa më e madhe e tyre hasin problematika qoftë për të bërë aplikime, qoftë për të hapur një biznes, apo për të drejtuar një biznes në këto prona, të cilat vazhdojnë të mos jenë në emrin e tyre”, ka thënë ajo.

Problematikave që dalin nga territori, si mungesa e transportit, ujit të pijshëm, mungesa e qendrave shëndetësore 24-orëshe si dhe e çerdheve dhe kopshteve me drekë, megjithëse janë shqetësim i të gjithë komunitetit, së pari ato rëndojnë mbi jetën e grave dhe vajzave të zonave rurale.

Ndaj, sipas drejtueses së qendrës së gruas “Hapat e lehtë”, bashkitë dhe njësitë administrative, duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje përmirësimit të këtyre problematikave./VoA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

19 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago