POLITIKE

Bulliqi i reagon Hazirit, “Serbia i ka rritur pretendimet pas deklaratave tuaj për këmbim territoresh”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i ka reaguar nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri që  foli dje për shkëmbime të mundshme territoriale në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar mbrëmë se Serbia nuk do të njohë Kosovën shtet të pavarur pa përfituar ndonjë kompromis.

Haziri ka thënë se nuk dëshiron t’i shohë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën Serbi.

“Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës”, tha Haziri.

I pyetur se çfarë do të jepte Kosova në këmbim të kësaj, Haziri është përgjigjur shkurt: “Leposaviqin me 17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”.

Kësaj deklarate të Hazirit iu është përgjigjur sot Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i LVV’së, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se  për ta marrë Luginën e Preshevës si pjesë të Kosovës nuk janë në pyetje vetëm 17 fshatra të cilat mund t’i kalojnë Serbisë.

“Për t’a korrigjuar z.Hazirin, nuk janë në pyetje 17 fshatra të vogla siç po pretendon ai, janë 197km2 me shumë fshatra që historikisht kanë qenë pjesë e Kosovës, ndërsa ajo çka po kërkon Serbia haptas tash është shumë më shumë se ato 197km2, ku Serbia i ka rritur pretendimet e saj pas deklarimeve të disa prej eksponentëve politik që janë bartës institucionesh në Kosovë, se duhet të ndodhë shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë dhe duhet të përmisohen gabimet historike”, ka thënë ai.

“Do të ishte mirë nëse ka fakte apo informata shtesë z.Haziri që t’i publikojë ato për të cilat po flet, sepse faktet shkencore na thonë ndryshe, deklarata si këto na dëmtojnë shumë ku ende pa na njohur Serbia me kufijtë aktual, politikanë të pamatur të vendit tonë japin oferta që na dëmtojnë shtetësinë dhe territorin. Të gjithë shqiptarët e Lugines kanë dëshirë të jenë bashkë në shtetin e Kosovës, por realiteti është i tillë çfarë është, dhe nuk guxojmë të bëjmë tregti me toka dhe pasuri natyrore të Kosovës, shtoi Bulliqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago