Gjatë ditës së sotme është raportuar se dy shtetas kosovarë janë arrestuar nga xhandarmëria serbe.
Sipas lajmeve të fundit që po qarkullojnë në medie, të arrestuarit janë Nexhmi M. 53 vjeçar dhe Gentian M. 21 vjeçar nga Podujeva.
Lidhur me rastin në fjalë, Blic ka kontaktuar me kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.
Bulliqi u shpreh se rasti sipas informacioneve nga statcioni policor i Podujevës ka ndodhur dje, me datën 25 mars dhe bëhet fjalë për konfiskimin e një traktori dhe mjetit përcjellës të tij.
“Sipas informatave nga statcioni policor i Podujevës, flitet për dy të arrestuar me datën 25 mars në orën 14:00. Rasti është lajmëruar nga një familjar i tyre i cili me sa duket ka qenë prezent por ka ikur nga vendi i ngjarjes. Flitet se është konfiskuar një traktor dhe një mjet përcjellës i traktorit”, tha Bulliqi
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…