Një burrë nga Neë Yorku do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg pasi punësoi një vrasës me pagesë për ta vrarë babanë e tij, një bashkëpunëtor i njohur mafioz, vrasje që prokurorët e quajtën skemë për të kontrolluar perandorinë e pasurive të paluajtshme të ndërtuar nga paratë e bandës.
Anthony Zottola fshiu lotët gjatë dënimit që iu dha në Brooklyn. Ngashërimet mbushën sallën e gjyqit ndërsa motra dhe vëllai i tij iu drejtuan që shënoi kulmin e një drame familjare që gjyqtari tha se ishte e vështirë për t’u kuptuar, raportoi AP.
E mbushur me emocione, motra e tij Deborah Ann Zottola, foli me dashuri për vëllain e saj, edhe pse ajo kujtoi me dhimbje edhe babain e vrarë.
Prokurororët thanë se plani për vrasjen shkoi keq disa herë përpara se ta çonte në fund.
Sulmi i parë ndodhi në shtator të vitit 2017, kur një i panjohur e goditi me grusht 71-vjeçarin me grusht në fytyrë jashtë shtëpisë së tij në Bronx. Dy muaj më vonë, një person i armatosur qëlloi Sylvester Zottolan teksa po ngiste në një autostradë. Në fund të dhjetorit të po atij viti, tre burra hynë në shtëpinë e tij dhe e goditën me armë në kokë, e goditën vazhdimisht me thikë dhe i prenë fytin. Ai mbijetoi.