Burgim i përjetshëm është dënimi që i është shqiptuar vajzës nga Dibra, B. Pocesta, e cila dy vjet më parë vrau prindërit dhe motrën e mitur në shtëpinë e tyre në Dibër.
Gjykata Themelore në Gostivar shqiptoi dënimin për vrasje ndaj vajzës, e cila më 26 gusht 2018 kishte vrarë në shtëpi prindërit dhe motrën, të cilët pak ditë më parë nga Italia kishin ardhur për pushime në vendlindje. Ajo ngarkohet për veprën e rëndë të kryerjes së tre vrasjeve.
Një nga të akuzuarit që kishte ndihmuar dibranen është dënuar me 10 vite burg, ndërsa për një tjetër vetëm për posedim armësh.
Prokuroria e Gostivarit është shprehur e pakënaqur me vendimin e gjykatës për dy personat e tjerë dhe se do të bëjë ankesë.
Vajza vrasëse kishte ardhur special nga Italia e ndihmuar nga dy persona, dhe se me një pistoletë fillimisht i ka lënë të vrarë prindërit dhe më pas edhe motrën e mitur. Një ditë pra vrasjes, autorja ka komunikuar me të akuzuarin e dytë, që e ka takuar në Gostivar dhe më pas me makinë janë nisur drejt Dibrës për të gjetur armën. Po të njejtën ditë në qytetin e Dibrës janë takuar me të akuzuarin e tretë, nga i cili kanë siguruar pistoletën.
Pas kryerjes së vrasjes, autorja është larguar në drejtim të Strugës dhe më pas në Gostivar, ku nga atje ka vijuar drejt Aeroportit të Shkupit për të fluturuar drejt Italisë. (INA)