Burri i Albulena Haxhiut ‘zbulon’ detaje nga një bisedë mes Thaçit e Pacollit, thotë se janë përmendur thikat

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i deputetes Albulena Haxhiu ka bërë disa pyetje publike në drejtim të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Krasniqi në këtë shkrim, pretendon se Pacolli është i kërcënuar nga presidenti aktual i vendit.

Gjersa, për herë të parë ka ‘zbuluar’ detaje nga një bisedë mes Thaçit e Pacollit.

Ai thotë se edhe në ditën e votimit të Qeverisë Kurti 1 në shkurt të këtij viti, Thaçi i ka shkruar Pacollit, gjersa thotë se janë përmendur thikat në dy sms-të.

“Ndërhyrja skandaloze dhe kërcënuese e Thaçit si president ndaj Pacollit e që kaloi në heshtje si zakonisht nga mediat dhe opinionbërësit ishte edhe në ditën e votimit të Qeverisë Kurti 1 në shkurt të këtij viti. Publiku e din se çka i ka shkruar Pacolli- Thaçit, por nuk e din se çka i ka shkruar Thaçi-Pacollit. Dihet se janë përmendur thikat në dy sms-të, e që për njohësit e kriminalistikës dhe ligjeve, thika konsiderohet si armë e ftohtë, armë e ngjashme me atë që u pat “vetëvrarë” me 11 therje i ndjeri Dino Hasanaj”, shkruan mes tjerash Krasniqi.

Ja shkrimi i tij:

… “thika, e asnjëherë kur je ti në pyetje. Vota për ta është e paevitueshme exhe (edhe), pa votën time” Sms i Pacollit dërguar Thaçit ditën e votimit të Qeverisë Kurti I, 3 shkurt 2020

Deputeti dhe kryetari i asaj çka ka mbetur nga AKR, Bexhet Pacolli po tenton të viktimizohet duke sajuar skena si në filmat triller-aksion me thirrjet zyrtare dhe publike të autoriteteve për trajtim të barabartë dhe për zbatim të ligjit, kurse kërcënimet dhe shantazhet e vazhdueshme publike e jopublike të Thaçit, Lushtakut, Veselit ndaj tij ka vendosur ti mbaj fshehur.

Çfarë përmbante zarfi me letrën e Thaçit dërguar atij gjatë zgjedhjeve në vitin 2017 ku Pacollit i kërkohej të shkonte i vetëm në zgjedhje dhe i përmendeshin pasojat nëse ky vepron ndryshe?

A kërcënohej asokohe me ndonjë akt “terroristik”, a “thasë patatesh” apo si ishte puna sepse vet Pacolli e pat cilësuar si kërcënim?!

Një pjesë të përgjigjes por jo të tërën e morëm pas zgjedhjeve 2017 kur ai iu bashkua PANit.

Pjesën tjetër, pra kryesoren Pacolli ka premtuar se do ta bëjë publike në një nga librat e tij të radhës.

A vazhdon të jetë i kërcënuar Pacolli ende nga Thaçi&Co që të veprojë e flas kështu siç po bën këtyre ditëve?

Pse Pacolli nuk i drejtohet kryeprokurorit Lumezi për të deklaruar se nga kush vërtetë po kërcënohet qe sa vite në politikë?

A mos heshtja e tij ndaj kërcënimeve të vërteta nga Thaçi dhe ulërimat viktimizuese ndaj qeverisë janë në fakt pjesë e pazarit dhe prapaskenave të kastës politike që nga presidenti e deri tek PANi dhe Isa Mustafa?!

Ndërhyrja skandaloze dhe kërcënuese e Thaçit si president ndaj Pacollit e që kaloi në heshtje si zakonisht nga mediat dhe opinionbërësit ishte edhe në ditën e votimit të Qeverisë Kurti 1 në shkurt të këtij viti.
Publiku e din se çka i ka shkruar Pacolli- Thaçit, por nuk e din se çka i ka shkruar Thaçi-Pacollit.
Dihet se janë përmendur thikat në dy sms-të, e që për njohësit e kriminalistikës dhe ligjeve, thika konsiderohet si armë e ftohtë, armë e ngjashme me atë që u pat “vetëvrarë” me 11 therje i ndjeri Dino Hasanaj.