Policia njofton për një rast të dhunës në familje në Deçan. Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij, më pas e njëjta ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
Policia njofton se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestrruar, një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 12 fishekë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE /Deçan 11.09.2021-13:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.