KRYESORE

Mbyllet Festivali i Venecias, triumfon filmi francez me aktoren shqiptare

Mbyllet Festivali në Venecia, por maja e kinematografisë italiane këtë vit vendosi t’i japë çmimin më të madh, Luanin e Artë, filmit francez “L’évenement” të regjisores franko-libaneze Audrey Diwan, mbi temën dramatike të abortit të paligjshëm, ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.

Çmimi special i Jurisë shkoi ndërkohë për filmin autobiografik “E stata la mano di Dio” i regjisorit italian Paolo Sorrentino, që si gjithmonë kishte në film aktorin e njohur Tony Servillo, protagonist i sukseseve të Sorrentinos si “Il Divo” dhe “La grande bellezza”.

Aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.

Aktore më e mirë u shpall “mbretëresha” Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar, “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single. “Fitorja është e Pedros, 100%”, deklaroi aktorja spanjolle.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago