Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një grua kosovare ka raportuar se mashkulli me të cilin po bashkëjetonte e ka mbyllur në banesë, duke mos e lejuar të dalë jashtë.
Sipas policisë, e njëjta në pamundësi për të dalur, ka njoftuar dy vëllezërit e sa të cilët posa janë takuar, janë përleshur fizikisht me të dyshuarin e parë me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.
“Gjilan (NN) 05.01.2022, 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar e kishte mbyllur në banesë, dhe e njëjta në pamundësi për të dalur, ka njoftuar dy vëllezërit e saj-te dyshuarit meshkuj kosovar të cilët posa janë takuar, janë përleshur fizikisht me të dyshuarin e parë me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Te dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.