Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MINA”, ka thënë se Washingtoni nuk do të hezitojë shfrytëzimin e mekanizmit të sanksioneve për të çuar mesazh të fortë për personat e korruptuar dhe për ata që destabilizojnë rajonin.
Escobar ka thënë se liderët ne Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale apo të partive të tyre.
“Ne nuk do të hezitojmë të shfrytëzojmë sanksionet dhe mekanizma të tjerë për të çuar një mesazh të fortë për akterë të korruptuar dhe që destabilizojnë”, ka thënë Escobar.
Ai tutje ka thënë se “SHBA’ja do të jetë një partner i atyre që kanë qasje konstruktive dhe jo destruktive karshi të ardhmes së rajonit, që karakterizohet me anëtarësim në BE dhe NATO si dhe ekonomi transparente dhe dinamike”.
Escobar teksa ka folur për Malin e Zi, ka deklaruar se është irrituese se si politikanë dhe aktorë të tjerë shfrytëzojnë çështjen e identitetit për të fituar poena politikë. Ai thotë se një gjë e tillë pengon përparimin.
“Është shumë frustruese dhe kundërproduktive që politikanët dhe aktorët e tjerë po shfrytëzojnë temat e identitetit për të fituar pikë politike në kurriz të përparimit ekonomik dhe pajtimit rajonal,” ka shtuar Escobar.
SHBA-ja ditë më parë ka vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit, derisa të mërkurën sanksione shtesë i kanë vënë edhe kreut të “Republika Srpskas”, Millorad Dodik, pasi ky i fundit muajt e fundit ka intensifikuar përpjekjet për shkëputje dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…