Një burrë 44 vjeçar nga Kosova po dyshohet se e ka mbutur gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Heilbronn të Gjermanisë.
Deri tek ky akt i rëndë dyshohet se ka ardhur nga xhelozia.
Sipas En 24 news përcjellë Klan Kosova burri nga Kosova e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij 33 vjeçare, e cila nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve.
44 vjeçari është vetdorëzuar në polici.
“Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë.”
Çifti nga Kosova thuhet se kanë shtatë fëmijë, të cilët nuk ishin prezentë në momentin tragjik.
“Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata nuk ishin dëshmitarë të faktit. Por, tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhe ndoshta pa baba gjithashtu”, shkruajnë mediat gjermane.
Menjëherë pas paraqitjes në polici të 44-vjeçarit, gjykatësi me urdhër të prokurorit publik të Heilbronn ka lëshuar urdhërarrest për vrasje.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…