Në parkun “Rinia” të qytetit të Elbasanit është vendosur busti i themeluesit të shtetit turk Mustafa Kemal Ataturkut.
Skulptori i shumë veprave historike në qytetin e Elbasanit, njëkohësisht edhe i kësaj të fundit tregon më tepër rreth kësaj figure.
“Në 19 maj bëhet 100-vjetori i lidhjes së miqësisë Turqi-Shqipëri. Kur mori pushtetin, se ai është figurë legjendare, ai ktheu sulltanatët në republikë, bëri Turqinë Republikane. Është si ajo ideja e iluministëve të qytetërojmë Turqinë që të na marrin me të mirë”, thotë Vladimir Caridha, skulptor.
– Advertisement –
Për Ataturkun ka pasur shpesh herë dyshime në lidhje me një origjinë të mundshme të tij nga zona e Librazhdit. Por historianë dhe qytetarë ndajnë vështrime të ndryshme mbi vendosjen e bustit tij në parkun Rinia.
“Për fatin e keq, nuk mora vesh se si edhe përse u vendos, por ta di qyteti i Elbasanit se cili është Ataturku do vijë t’i bëj nderime të mëdha. Është shumë mirë që është vendosur, nuk kam asnjë kontestim. Por vendosja ashtu si në anonimat, pa asnjë lloj lajmërimi, pa asnjë lloj fjale, unë do të isha i pari që do të vija”, shprehet Hyqmet Zane, historian.
Tjetër mendim kanë qytetarët elbasanas për këtë bust. Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se është e gabuar vendosja e tij në Elbasan dhe se në vend të tij duhet të jetë një figurë historike e këtij qyteti.
00:13 “Nuk është e drejtë, ne kemi figurat tona pa vendosur. As s’i njohim, madje në histori ne i mohojmë, i shajmë figurat ton. Ataturkun s’e njeh njeri”, thotë një qytetar.
Vendosja e bustit të Mustafa Kemal Ataturk në Elbasan erdhi si dhuratë e kryetarit të Bashkisë Maltepe, në Turqi.